23:42 / 16.08.2025
Nëntë të lënduar në aksidentin me gjashtë vetura në Gjilan
A.B / RTKlive
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror me gjashtë vetura në qytetin e Gjilanit
Policia ka konfirmuar se nëntë personat, sipas raportit të mjekut, kanë pësuar lëndime të lehta.
Siç ka njoftuar Policia aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00 në rrugën “Lufta e Gjilanit”.
Rasti po hetohet nga njësitet e trafikut rajonal, ka thënë për RTKlive Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan.























