Deri në 3 orë pritje në Merdarë për dalje nga Kosova
RTKlive
Sot në pikën kufitare të Merdarës, udhëtarët po përballen me pritje deri në mbi 3 orë për dalje nga Kosova, me kolona që arrijnë deri në 2 kilometra. Në pjesën tjetër të pikave kufitare pritjet janë dukshëm më të shkurtra.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 16:54 të datës 17 gusht, në disa pika kufitare të Kosovës jane krijuar kolona dhe pritje të gjata, veçanërisht për veturat.
Pika kufitare me fluksin më të madh është Merdarja, ku në dalje nga Kosova kolonat arrijnë deri në 2,000 metra, ndërsa pritjet zgjasin 180 deri në 200 minuta. Në hyrje, qarkullimi është i lirë me pritje deri në 5 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 30-40 minuta, me një kolonë prej 200 metrash, ndërsa në hyrje pritjet janë më të shkurtra, 5-10 minuta.
Edhe në Hanin e Elezit shënohet pritje prej 20-30 minutash në hyrje dhe kolonë rreth 100 metra, ndërsa në dalje qarkullimi është i lirë.
Kolona janë raportuar edhe në Jarinjë, me pritje prej 15-20 minutash në dalje dhe një kolonë prej 150 metrash, ndërsa në hyrje pritjet janë më të shkurtra.
Pikat e tjera kufitare, si Glloboqica, Kulla, Vërmica, Qafa e Morinës, dhe Stançiq, raportojnë qarkullim të rregullt dhe pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta.
Për kamionët, nuk ka kolona dhe pritjet janë të ulëta.























