17:34 / 17.08.2025
Aksident në Prishtinë, lëndohet një person
E.Hoti/RTKlive
Rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën "Xheladin Hana" në Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e konfirmoi, Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Rajonin e Prishtinës.
Ai tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”,tha Pllana për RTKlive.























