Analistët e RTK-së: Fenerbahçe – Benfica do të sjellë një superndeshje
BKT
Sport

Analistët e RTK-së: Fenerbahçe – Benfica do të sjellë një superndeshje

F.B/RTKLive

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me katër ndeshje të fazës “play-off” në Ligën e Kampionëve.

Nga ora 21:00 zhvillohen sfidat Basel – FC Copenhagen, Bodø/Glimt – Sturm Graz, Celtic – Kairat Almaty dhe ajo që pritet të tërheqë më së shumti vëmendje, Fenerbahçe – Benfica, që transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kjo është përballja e parë mes dy klubeve në kuadër të këtij raundi, ku secili synon rikthimin në fazën e ligës.

Fenerbahçe nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2008/09, ndërsa Benfica është pjesëmarrëse e rregullt dhe një prej skuadrave më me përvojë në Evropë.

Analistët e RTK-së, Ramiz Krasniqi dhe Jusuf Tortoshi besojnë së dueli mes Fenerbahçës dhe Benfica-s, do të prodhojë  një super ndeshje.

Trajneri i njohur Ramiz Krasniqi mendon dueli mes skuadrës turke dhe asaj portugeze, do të jetë një sfidë interesante dhe me peshë të madhe.

“Do të jetë një ndeshje shumë e interesante dhe me pesh të rëndë për të dy skuadrat. Mendoj se Mourinho ka një detyre shumë të vështirë dhe synon ta qoj Fenerin sa më lartë në Ligën e Kampionëve që është një detyrë shumë e madhe”, ka thënë Krasniqi.

“Mourinho është trajner karizmatik dhe gjithçka është e mundur, por nuk duhet të harrojmë se edhe kundërshtari është një skuadër më renome në Evropë”, ka pohuar strategu prishtinas.

Ndërkaq, Jusuf Tortoshi, një tjetër trajner i njohur mendon se Jose Mourinho nuk është trajner i duhur për Fenerbahçën. Sipas tij, strategu portugez ka shkatërruar disa klube evropiane.

“Nëse flasim për Benfican, ata janë klub i madh, kanë tradite dhe 15 vite janë në Ligën e Kampionëve dhe po dominojmë më vite në Portugali”, ka thënë Tortoshi.

“Tek Fenerbahc përmendet Mourinho, por nëse e bëjmë një analizë për Mourinhon  mendoj se në 12 vitet e fundit ai është një trajner që e ka shkatërruar futbollin.  U shkarkua nga Real Madridi, shkojë në Man United të cilën e shkatërrojë, shkojë në Tottenham edhe atë e shkatërrojë, një trajner që shkatërron klube. Gabimi i Fenerit është që e ka marrë Mourinhon. Fener në mars deshi të shkarkojë atë, sepse Fener nuk mund të durojë një trajnerë të tillë, por nuk ndodhi shkarkimi për shkak kontos së lartë të kontratës. Benfica është favorit në duel me Fenerbahçën”, ka theksuar Tortoshi.