Stenergard kritikon vendimin e Izraelit për pushtimin e Gazës
BKT
Lajme

Stenergard kritikon vendimin e Izraelit për pushtimin e Gazës

M.M. / RTKlive

Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, ka kritikuar vendimin e Izraelit për të nisur pushtimin e qytetit Gaza.

"Kjo rrezikon të çojë në zhvendosje të detyruara masive të popullsisë civile, gjë që nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare," tha për agjencinë suedeze TT.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se qeveria suedeze është e qartë në qëndrimin se territori i Gazës nuk duhet të ndryshohet, zvogëlohet apo të aneksohet.


MË SHUME NGA Lajme