Bie fluksi në pikat kufitare, kjo është situata e fundit
BKT
Lajme

Bie fluksi në pikat kufitare, kjo është situata e fundit

Sh.Ç|RTKlive

(E plotësuar, ora 22:20)Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar raportin më të fundit për fluksin e automjeteve dhe kamionëve në pikat kryesore të kalimit kufitar në vend.

Sipas të dhënave të përditësuara më 23 gusht 2025 në orën 23:18, pritjet për hyrje dhe dalje në shumicën e pikave kufitare për automjetet llogariten nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionët pritjet janë përgjithësisht nga 3 deri në 5 minuta.

Në disa pika kufitare si Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, pritjet për dalje të automjeteve janë më të gjata, respektivisht 60 dhe 15 minuta. Në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe Muçibabë raportohet edhe kolonë prej 300 dhe 100 metrash për automjetet që dalin.

Në pikën e kalimit kufitar Merdarë, pritjet për automjetet janë pak më të gjata, duke qenë 5-10 minuta për hyrje dhe dalje.

Pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinje, Kullë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stanqiq dhe Vërmicë kanë pritje të ulëta dhe kolona minimale ose asnjë.Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, situata e fundit

(E plotësuar, ora 21:45) Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare njofton qytetarët dhe udhëtarët për fluksin aktual të automjeteve dhe kamionëve në pikat e kalimit kufitar.

Në shumicën e pikave kufitare, koha mesatare e pritjes për hyrje dhe dalje të automjeteve është midis 3 dhe 5 minutave, përveç rasteve të veçanta si në Merdarë, ku për daljen nga pika kufitare pritja varion nga 50 deri në 60 minuta. Ndërkaq, në Mutivodë, pritjet për dalje të automjeteve janë më të gjata, duke arritur deri në 100-120 minuta.

Sa i përket kolonave të automjeteve, në disa pika kufitare si Dheu i Bardhë dhe Merdarë janë regjistruar kolona deri në 300 metra në dalje, ndërsa në Mutivodë kolona e daljes arrin deri në 400 metra. Pikat e tjera raportojnë kolona më të shkurtëra ose mungesë të tyre.

Përsa i përket kamionëve, koha e pritjes mbetet përgjithësisht konstante, midis 3 dhe 5 minutave, dhe nuk janë raportuar kolona të gjata në asnjë nga pikat e kalimit kufitar.Fluks i madh në Merdarë, qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin pikat tjera

(E plotësuar, ora 19:10)Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdarl ka fluks jashtëzakonisht të madh të qytetarëve.

Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla. Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.

Fluks i shtuar në pikat kufitare, më shumë pritje në Merdarë dhe Jarinje

(E plotësuar, ora 18:00) Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të kohës së pritjes për automjetet, veçanërisht në pikën kufitare të Merdarës dhe Jarinjës.

Sipas të dhënave të publikuara në orën 17:59:47, në pikën kufitare të Merdarës, qytetarët po përballen me pritje deri në 320 deri 360 minuta në dalje nga territori, me një kolonë prej 2700 metrash. Edhe në Jarinjë, pritjet arrijnë deri në 105 minuta, me kolonë prej 1000 metrash në dalje.

Një situatë e ngjashme, megjithëse më e lehtë, është shënuar në pikën e Mutivodës, ku pritja në dalje arrin në 90 minuta dhe kolona shkon deri në 400 metra. Në Dheun e Bardhë, kolonat arrijnë në 150 metra, me kohë pritjeje minimale.

Në anën tjetër, trafiku i kamionëve vijon të jetë i qetë në të gjitha pikat kufitare, me kohë kalimi që variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa ndonjë kolonë të raportuar.Fluks në rritje në disa pika kufitare, pritje deri në 320 minuta në Merdar

(E plotësuar, ora 16:40) Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportit të përditësuar në orën 16:27, disa pika kufitare po përballen me fluks të lartë të automjeteve dhe pritje të zgjatura.

Pika kufitare Merdarë është më e ngarkuara për automjete në dalje, me pritje që arrijnë deri në 320 minuta dhe një kolonë të gjatë prej 2700 metrash.

Ndërkohë, në Dheu i Bardhë, pritjet për dalje shkojnë deri në 60 minuta, me kolona deri në 400 metra.

Edhe te Mutivodë ka fluks të rritur, me pritje nga 80 deri në 90 minuta në dalje dhe kolona prej 400 metrash.

Në anën tjetër, shumica e pikave tjera kufitare, si Hani i Elezit, Glloboçicë, Bërnjak, dhe Qafë e Morinës, kanë qarkullim të rregullt me pritje minimale nga 3 deri në 5 minuta si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Qytetarët këshillohen të kontrollojnë gjendjen e pikave kufitare përpara se të nisen dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin pikat më pak të ngarkuara për të shmangur pritjet e gjata.Kolona në pikat kufitare, deri në 1 orë e 20 minuta pritje te Dheu i Bardhë

B. H. | RTKlive

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar për pritje të gjata në disa pika kufitare të vendit.

Sipas përditësimit të fundit, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, qytetarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta për të dalë nga Republika e Kosovës.

Edhe në pikën kufitare të Merdares ka vonesa, por situata me kolonat e automjeteve është pak më e mirë, me pritje deri në 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pritjet janë në suazat e zakonshme.


MË SHUME NGA Lajme