Murati: Ndryshuam kandidatin, opozita me arsyetime për zvarritje kohe
BKT
Lajme

Murati: Ndryshuam kandidatin, opozita me arsyetime për zvarritje kohe

M.P. / RTKlive

Hekuran Murati nga LVV ka akuzuar partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit, sipas tij, pavarësisht kandidatëve të propozuar nga kjo parti.

“Na është thënë ndryshojeni kandidatin, e ndryshuam. Na thanë dikush që s’ka qenë i qeverisë, e propozuam. Pra këto kanë qenë arsyetime në vazhdimësi për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, institucionet”, ka thënë ai.

“Ata po kërkojnë figurë uniteti por në fakt ajo duhet për pozitën e presidentit”, ka thënë Murati, pas dështimit të 57-të të seancës konstituive.

As Hekuran Murati, Arbërie Nagavci e as Dimal Basha s’arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në seancën konstatuese të mbajtur të dielën.


MË SHUME NGA Lajme