RTK dhe IKSHPK nënshkruajnë marrëveshje për emisione edukative shëndetësore
BKT
Lajme

RTK dhe IKSHPK nënshkruajnë marrëveshje për emisione edukative shëndetësore

B.H./RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës  dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës  kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e emisioneve edukative dhe ‘podcast’-it me fokus në parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit publik.

Marrëveshja u nënshkrua në një takim që sot drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi dhe drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla patën me drejtoreshën e IKSHPK-së, Ardita Baraku.

Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve synon të sjellë për publikun programe me përmbajtje informuese e vetëdijësuese rreth shëndetit, si dhe parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve të ndryshme.


MË SHUME NGA Lajme