Rohde: Mungesa e vullnetit politik pengon zgjidhjen e krizës në Kosovë
BKT
Lajme

Rohde: Mungesa e vullnetit politik pengon zgjidhjen e krizës në Kosovë

RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin për situatën e ngecur politike, pas mos konstituimit të Kuvendit. Ai tha se kishte pasur një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por aktualisht duket se kjo nuk është e mundur.

Rohde theksoi se mungesa e vullnetit politik ndër protagonistët po e pengon gjetjen e një zgjidhjeje.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ambasadori gjerman.

 


MË SHUME NGA Lajme