Pritje të gjata në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
BKT
Lajme

Pritje të gjata në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Sh.Ç|RTKlive

(E plotësuar, ora 13: 20) Pika kufitare në Merdarë paraqitet me pritje më të gjata, ku për automjetet koha e daljes varion nga 100 deri në 120 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës në dalje arrin deri në 1000 metra.

Edhe në Dheu i Bardhë pritjet janë të theksuara, ku koha e daljes për automjetet shkon deri në 30-50 minuta, ndërsa kolona në dalje arrin 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare pritjet mbeten minimale.Fluks në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta në dalje

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Sipas përditësimit të bërë në orën 07:15:30 të mëngjesit, situata paraqitet e qetë në pothuajse të gjitha pikat kufitare, përveç pikës së kalimit kufitar në Merdarë, ku është evidentuar një pritje më e gjatë për automjetet në dalje nga territori i Kosovës.

Në këtë pikë kufitare, koha e pritjes për automjetet që dalin nga Kosova është 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona e krijuar arrin në 100 metra.

Nga ana tjetër, hyrja në Kosovë përmes Merdarës vijon të jetë e qetë, me kohë pritjeje prej 03-05 minutash. Edhe për kamionët, hyrja dhe dalja përmes kësaj pike kufitare mbetet pa vonesa, me kohë pritjeje të ulët.

Pikat tjera kufitare, përfshirë Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje, Qafë e Morinës dhe Vërmicë, paraqiten me qarkullim normal dhe pa kolona, me pritje të zakonshme prej 03-05 minutash si për hyrje, ashtu edhe për dalje.


MË SHUME NGA Lajme