Gashi: Basha është përfaqësues autentik i LVV-së
BKT
Lajme

Gashi: Basha është përfaqësues autentik i LVV-së

M.M./ RTKlive

Arben Gashi, deputet nga radhët e LDK-së, lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit  tha se ai është përfaqësues autentik i LVV-së.

“E tillë është Vetëvendosja dhe njerëzit duhet të shohin dhe ne, bashkërisht si shoqëri, duhet të dimë se si është të menduarit politik në Kosovë dhe cila është perspektiva e vendit”, tha Gashi.

I pyetur për mundësinë e votimit të kandidatit nga pakica serbe për nënkryetar të Kuvendit, Gashi tha se për këtë duhet pyetur Hykmete Bajrami, sepse ajo është kryetare e GP të LDK-së, teksa tha se brenda komunitetit të pakicës serbe nuk kanë dallime mes tyre.

Gashi tha se situata në vend është e keqe.

“Vendi është i rrezikuar. Mendoj se situata është jashtëzakonisht e keqe dhe po përsëritet skenari që ka ndodhur në Afganistan, ku shteti ka rënë për shkak të paaftësisë për të konstituuar institucionet në vend”, tha Gashi.


MË SHUME NGA Lajme