Radoniqi e informon emisarin francez rreth përgatitjeve për zgjedhje lokale
BKT
Lajme

Radoniqi e informon emisarin francez rreth përgatitjeve për zgjedhje lokale

V.S|RTKlive

Përgatitjet që po i bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin zgjedhor lokal të 12 tetorit, emisari i posaçëm i shtetit francez i ka mësuar nga shefi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili si nikoqir e priti Rene Troccaz-in në zyrën e tij si drejtues i institucionit që organizon zgjedhjet.

Troccaz në këtë takim shoqërohej nga Gabrielle Juve, redaktore për Kosovën në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe nga ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

 “Gjithashtu, në këtë takim Radoniqi foli për hapat konkretë që ka ndërmarrë KQZ-ja dhe për aktivitetet që po zhvillohen aktualisht, si dhe theksoi përkushtimin e institucionit për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në ruajtjen dhe avancimin e standardeve demokratike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Tutje KQZ-ja thotë se emisari Troccaz vlerësoi punën e tyre.

 “I dërguari special i Francës, Troccaz vlerësoi punën e KQZ-së si institucion i pavarur dhe dëshiroi sukses për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kosovë”, thotë KQZ-ja në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme