Shënon Krasniqi, Drita afër historisë
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 21:30) Drita është afër historisë. Kampioni i Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Differdange, në duelin kthyese të fazës së ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.
Besnik Krasniqi në minutën e 52-të ka shënuar gol nga penalltia për avantazhin e gjilanasve prej 1-0.
Kujtojmë se Drita kishte triumfuar një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’, me rezultat 2-1, dhe tashmë farë pran kualifikimit në këtë garë evropiane që do të ishte arritja më e madh e Dritës në historinë e tyre.
Drita, 45-minuta larg historisë
(E përditësuar, 20:55) Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Differdange dhe Dritës, ndeshja kthyese e fazës së ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës është vetëm 45-minua larg historisë.
Drita ka epërsinë minimale, por të rëndësishme, pas fitores 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një rezultat i favorshëm i gjilanasve do t’ua siguronte kalimin në fazën e grupeve në këtë ligë evropiane e që do të ishte arritja më e madhe e Dritës në historinë e klubit të tyre.
Differdange-Drita, formacionet zyrtare
Pak minuta na ndajnë nga dueli mes Differdange dhe Dritës, dueli kthyese në fazën e ‘Play-Off-it’ në Ligën e Konferencës.
Kampionia e Kosovës, Drita, sonte do të kërkojë të shkruajë historinë në futbollin evropian.
Drita ka udhëtuar në Luksemburg me epërsi minimale, por të rëndësishme, pas fitores 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e sotme nis në orën 20:00 dhe do të përcaktojë nëse Drita për herë të parë do të arrijë në fazën e grupeve të kësaj gare të UEFA-s.
























