Hedhet poshtë ankesa Kurteshit dhe Krasniqit kundër vendimit të PZAP-së
BKT
Lajme

Hedhet poshtë ankesa Kurteshit dhe Krasniqit kundër vendimit të PZAP-së

RTKlive

Kolegji i Gjykatës Supreme ka njoftuar se ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën administrative të parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ankesa ishte ushtruar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.3/2025, të datës 23 gusht 2025, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme konfirmoi që ankesa e dy anëtarëve të KQZ-së nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim, duke e shpallur atë të palejuar.


MË SHUME NGA Lajme