Mbahet testi kualifikues për prokurorë të shtetit
BKT
Lajme

Mbahet testi kualifikues për prokurorë të shtetit

RTKlve

330 kandidatë i janë nënshtruar dje testit kualifikues për 21 pozita si prokurorë nëpër prokuroritë themelore të Kosovës.

Këshilli Prokurorial ka njoftuar se pyetjet e Testit Kualifikues janë hartuar ditën e mbajtjes së testit në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së procesit të rekrutimit.

Testi është mbajtur në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri. Këshilli Prokurorial njofton se procesi është monitoruar edhe nga përfaqësues të EULEX-it e të Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Pas këtij testimi, rekrutimi vazhdon me faza të tjera, me testin me shkrim dhe intervistim.


MË SHUME NGA Lajme