Kryetari i Kuvendit ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor
BKT
Lajme

Kryetari i Kuvendit ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor

V.TH / RTKLive

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në Republikën e Kosovës.

Basha ka thënë se 1 shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes’, thuhet në urimin e Bashës.

Ai tutje ka shprehur mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj.

“Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”, ka shkruar në urim.


MË SHUME NGA Lajme