E konfirmon Foda: Zhegrova nuk do të luajë kundër Zvicrës dhe Suedisë
BKT
Sport

E konfirmon Foda: Zhegrova nuk do të luajë kundër Zvicrës dhe Suedisë

F.B/RTKLive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës për ndeshjen e shtatorit.

Foda të hënën në konferencën për media, ka bërë më dije se “Zhegrova për shkak procedurave të transferimit të tij në Juventus nuk do të jetë pjesë e dy ndeshjeve të shtatorit”.

Ai e ka pranuar se mungesa Zhegrovës do të jetë hendikep për Kosovën, por që sipas tij, në këtë rast duhet të ketë mirëkuptim për vendimin e lojtarit.