Bastisje në Zveçan, Policia e Kosovës gjen armë në një gyp në pyll
RTKLive
Në fshatin Junake, të Komunës së Zveçanit, rreth orës 15.00 Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat, të fshehura në një gyp.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani
Bëhet e ditur se Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat.
Elshani ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe se bastisja është në proces. Ai shtoi se pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, do të vendoset për veprimet e mëtejme.

Bastisje në Leposaviq, gjenden materiale të dyshimta

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një lokal në Leposaviq, ku janë gjetur pije, bluza, thika, elektroshok dhe materiale të tjera me mbishkrime e logo të dyshimta. Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.
Sipas tij, bastisja ka nisur rreth orës 12:00 pas njoftimit nga Njësitë e Policisë Kufitare. Në aksion ka asistuar edhe Dogana e Kosovës, ndërsa për shkak të materialeve të gjetura është njoftuar edhe Prokuroria Speciale.