Fejzullahu nga ZRrE dëshmon në rastin ndaj ish-drejtorit të KEK-ut
Arlinda Sejda / RTK
(E përditësuar) Ymer Fejzullahu po dëshmon në rastin gyqësor të ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin, në seancën e sotme.
Ai fillimisht ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se shkresat sipas tij i kanë shkuar me vonesë në adresë.
Prokurori deklaroi se seanca duhet të vazhdoj ngaqë dëshmitari nuk do të pyetet për detaje të tjera.
Pas konsultimit jashtë salle, trupi gjykues vendosi ta refuzoj kërkesën e dëshmitarit sepse arsyetimet e tij janë në kundërshtim me rregullat për dëshmitarin.
Kështu Fejzullahu doli në foltore të gjykatores për t'ju përgjigjur pyetjeve të prokurorit. Tjetri dëshmitar në këtë rast është edhe Skënder Muqolli.

Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca për ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin.
Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit te Zyres se Rregullatorit per Energj është njëri nga dëshmitarët në këtë rast.
Krasniqi akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Nagip Krasniqi si kryeshef i KEK-ut, në bashkëkryerje me Ymer Dragushën (ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit) akuzohen se nga nëntori i vitit 2022 e deri në fund të janarit të vitit 2023 kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat që i kanë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S.A”, në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin kapital të kalldasë së bllokut A5”.























