Dy të vdekur në një aksident në Astrazup të Malishevës
BKT
Foto: Vlorë Fetoshi/ RTK
Lajme

Dy të vdekur në një aksident në Astrazup të Malishevës

V.Fetoshi. / RTK & V.Thaçi. / RTKLive

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Astrazup të Malishevës, në të cilin deri më tani policia ka konfirmuar se ka persona të vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për RTKLive se sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ku kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen  për ekzaminim mjeko-ligjor, ka konfirmuar Elezaj.
 

 

 


MË SHUME NGA Lajme