Abdixhiku takon shefen e Zyrës së Greqisë, diskutojnë zhvillimet politike
V.S|RTKlive
Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, kanë qenë temë e diskutimit që ka pasur sot kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale. Kryetari Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj”, thuhet në njoftimin e Lidhjes demokratike të Kosovës.























