KFOR dhuron donacion për stacionin policor në Graçanicë
BKT
Lajme

KFOR dhuron donacion për stacionin policor në Graçanicë

M.P. / RTKlive

KFOR ka dhuruar një donacion për dhomën mike të Stacionit Policor të Graçanicës.

“Donacioni u pranua nga Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, i cili falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëpritjes në objektet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se ky donacion është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me qëllim të fuqizimit të sigurisë.

 


MË SHUME NGA Lajme