Krasniqi kujton 11 shtatorin: Një plagë e thellë për botën demokratike
BKT
Lajme

Krasniqi kujton 11 shtatorin: Një plagë e thellë për botën demokratike

RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo datë përfaqëson një plagë të pashëruar për botën demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ne si Kosovë e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën, me të cilën SHBA-ja, 24 vjet më parë, iu përgjigj terrorit

"Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë", ka shkruar ai.  


MË SHUME NGA Lajme