‘Java e gruas’ mbledh rreth vetes personalitete nga politika e biznesi
BKT
Lajme

‘Java e gruas’ mbledh rreth vetes personalitete nga politika e biznesi

Hana Marteti /RTK

Sot ishte dita e fundit e projektit "Java e gruas" në të cilin u diskutua për pjesëmarrjen politike të grave në zgjedhje, por edhe të udhëheqjes për zgjedhjet që ishin në Kosovë dhe ato që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Ka përfunduar projekti vjetor “Java e gruas”. Kjo ngjarje këtë vit është përqendruar në pjesëmarrjen politike dhe udhëheqjen e grave në kontekstin e dy palë zgjedhjeve të rregullta këtë vit në Kosovë.

Të pranishëm ishin ambasadori i Australisë në Kroaci dhe Kosovë, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë,  ai i Mbretërisë së Bashkuar si edhe ambasadorja e Kanadasë për Kroaci dhe Kosovë.

Një nga pikat që u diskutua nevoja urgjent për dhunë ndaj grave në politikë dhe rëndësinë e sigurimit të pjesëmarrjes së sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

“Java e gruas” është ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledhë rreth 120 gra dhe burra nga politika, shoqëria civile, biznese etj.

Ky projekt organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. 


MË SHUME NGA Lajme