Sot hapet ekspozita vjetore e Fakultetit të Arkitekturës në UP
BKT
Kulturë

Sot hapet ekspozita vjetore e Fakultetit të Arkitekturës në UP

Sh.G|RTKlive

Ekspozita vjetore e Fakultetit të Arkitekturës 2025 hapet sot, duke sjellë në fokus punimet më të spikatura të studentëve gjatë vitit akademik 2024–2025.

Ky aktivitet synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës.

Ekspozita do të hapet më 15 shtator 2025 nga ora 11:00 në katin e parë të Fakultetit të Arkitekturës në UP.


MË SHUME NGA Kulturë