Thellohet bashkëpunimi RTK-JICA
RTK
Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe teknike të transmetuesit publik të Kosovës, ishte qëllimi I vizitës së delegacionit të RTK-së në Tokio, me ftesë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA. Përfaqësuesit e JICA-s dhe Transmetuesit Publik Japonez, vlerësuan angazhimin e RTK-së për hapjen e zyrës rajonale në Pejë.
Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe teknike të transmetuesit publik të Kosovës, ishte qëllimi i delegacionit të RTK-së në Tokio, me ftesë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA.
Përfaqësuesit e JICA-s dhe Transmetuesit Publik Japonez, vlerësuan angazhimin e RTK-së për hapjen e zyrës rajonale në Pejë, duke nënvizuar se hapësirat e kësaj zyre ofrojnë mundësi të shkëlqyer për prodhimin e emisioneve dhe përfshirjen e publikut në programet e Transmetuesit Publik.
Besueshmëria në transmetuesin publik, ishte tema shtyllë e ligjëratës së drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla, në Matsiama të Japonisë. Gërvalla nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së besimit të qytetarëve në transmetuesin publik, ndërkohë që vuri në pah edhe mbështetjen e JICA-s dhe transmetuesit publik japonez, që tash e një dekadë, vazhdon të t’ia jap RTK-së, në ngritje të kapaciteteve teknike dhe profesionale.
“Në bashkëpunim me ekspertët e Transmetuesit Publik Japonez dhe JICA-s delegacioni i RTK-së ideoi edhe konceptet fillestare për emisione të reja që pritet të pasurojnë skemën programore të Transmetuesit Publik, që synon thellimin e bashkëpunimin mes Kosovës dhe Japonisë. Angazhimet e deritashme të RTK-së u vlerësuan lartë edhe nga udhëheqësi i JICA-s në këtë projekt Hiroshi Yamamoto”, tha Rilind Gërvalla - drejtor i RTK-TV 1,3,4.
”Delegacioni i RTK-së pati mundësi të vizitojë nga afër studiot rajonale të Transmetuesit Publik në Matsiama, studiot e transmetimit ndërkombëtar NHK ËORLD, Muzeun e Transmetuesit Publik Japonez, të njihet nga afër me të vërteten e Hiroshimes dhe të njihet me punën e ekipit të NHK Enterprises”, tha Hiroshi Yamamoto, menaxher i projektit te JICA-s për fazën e tretë të bashkëpunimit RTK-JICA.
Po gjatë kësaj vizite në Tokio te Japonisë përfaqësuesit e RTK-së u takuan me ekipin realizues të dokumentarit për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, dokumentar ky i realizuar nga NHK në bashkëpunim me RTK-në, i cili u shpërblye me çmimin "Motivues", nga juria prestigjioze e Japonisë, ku në garë ishin mbi 200 projekte.
Në fund të vizitës delegacionit të RTK-së iu ndanë certifikata nga zyrtari i lartë i JICA-së, Keiichi Hashimoto.
Ndërkaq organizata japoneze JAMCO premtoi mbështetje për RTK-në, duke i ofruar përmbajtje programore, përkatësisht 70 dokumentarë, programe për fëmijë dhe materiale të tjera cilësore, që do të transmetohen në RTK1 dhe RTK2 pas përkthimit.























