Çeku pret udhëheqësit e rinj të RYCO-s, flasin për projekte për të rinjtë
RTKlive
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim sekretarin e ri gjeneral të RYCO-s, Vladimir Obradovic, dhe zëvendës-sekretarin e ri, Kreshnik Loka, gjatë organizimit të Western Balkans Youth Forum 2025 në Prishtinë.
"Përgjatë organizmit të Western Balkans Youth Forum 2025 që po mbahet në Prishtinë, në kabinetin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ministri Çeku takoi sekretarin dhe zëvendës-sekretarin që sapo janë përzgjedhur në këto pozita", thuhet në njoftim.
Në takim morën pjesë edhe këshilltari senior Feras Kheirallah dhe drejtuesja e zyrës së RYCO për Kosovë, Dardana Fetahu.
"Ministri Çeku i uroi fat Obradovic dhe Loka për pozitat e reja dhe për punët që i presin në vijim. Gjithashtu, ai theksoi gatishmërinë e vendit tonë për bashkëpunim në punët dhe projektet e ardhshme me RYCO, si njëri nga shtetet pjesëmarrëse të këtij mekanizmi", përfundon njoftimi.























