SHBA mbështet pavarësinë e Kushtetueses
BKT
Lajme

SHBA mbështet pavarësinë e Kushtetueses

RTKlive

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Kushtetuesja njofton se biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Kryetari Rexhepi shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thuhet në këtë njoftim.


MË SHUME NGA Lajme