Projektit ‘Shërbime shëndetësore të integruara’, u vlerësua i suksesshëm
BKT
Lajme

Projektit ‘Shërbime shëndetësore të integruara’, u vlerësua i suksesshëm

Hana Marteti /RTK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me Shërbimet Shëndetësore të Integruara, kanë organizuar tryezën e rrumbullakët “Fuqia e këndit të raportimit”, ku është folur mbi rezultatet e projektit trevjeçar “Shërbime shëndetësore të integruara”.

Në këtë tryezë u theksua ndikimi i gazetarisë në fuqizimin e pacientit dhe ngritjen e vetëdijes publike mbi kujdesin shëndetësor.

Linda Baleta nga IHS tha se bashkëpunimi me AGK-në ka sjellë përfitime konkrete në rritjen e cilësisë së raportimit shëndetësor.

Ajo tha se fokusi i trajnimeve ka qenë tek pacienti jo si viktimë por si person që jeton një jetë normale pavarësisht sëmundjes.

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, vlerësoi se projekti ka qenë i suksesshëm dhe ka dhënë rezultate të prekshme në terren.

Ndërkaq, udhëheqësja e Divizionit për Komunikim me Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferije Zabeli, tha se ky bashkëpunim ka sjellë zërin e pacientit në qendër të raportimeve mediatike.

Zabeli shtoi se roli i mediave në fuqinë e zërit të pacientit është thelbësor.


MË SHUME NGA Lajme