26 vjet nga themelimi i RTK-së
BKT
Në Fokus

26 vjet nga themelimi i RTK-së

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) sot shënon 26-vjetorin e themelimit. RTK-ja është një nga institucionet më të rëndësishme, jo vetëm në aspektin medial, por edhe në atë të integrimit të komuniteteve brenda vendit.

Më 19 shtator 1999, RTK-ja filloi transmetimin e një shërbimi televiziv analog satelitor me kohëzgjatje prej dy orësh. Në nëntor të vitit 2000, Radio Televizioni i Kosovës zgjeron programin e tij dhe e rrit në katër orë në ditë.

Në vitin 2002, televizioni zgjeron transmetimin në më shumë se 15 orë në ditë. Më 22 dhjetor 2003, RTK-ja starton me skemën e re programore 24-orëshe.

Radio Televizioni i Kosovës është transmetues publik që përbëhet nga RTK 1,  RTK 2 – kanali televiziv në gjuhën serbe, RTK 3 dhe RTK 4.

Po ashtu përfshin edhe RTK-Radio me dy kanale, Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2,  RTKlive dhe mediat online.

RTKlive publikon lajme në gjashtë gjuhë: shqip, serbisht, boshnjakisht, turqisht, në gjuhën rome dhe në gjuhën angleze.


MË SHUME NGA Në Fokus