RTK nënshkruan memorandum të ri mirëkuptimi me rrjetin ERNO të EBU-së
BKT
Në Fokus

RTK nënshkruan memorandum të ri mirëkuptimi me rrjetin ERNO të EBU-së

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka nënshkruar një memorandum të ri mirëkuptimi me rrjetin ERNO të EBU-së, përmes së cilit ka përfituar një grant për të marrë pjesë në inciativën “EU Snapshot – Stories of Enlargement.”

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, tha se projekti bashkon mediat publike nga vendet kandidate për BE dhe disa shtete anëtare, për të prodhuar storje të shkurtra televizive që informojnë publikun mbi politikat, prioritetet dhe ndikimet e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin midis transmetuesve.

“Gjatë shtatë muajve të ardhshëm, RTK do të prodhojë pesë storje  nga Kosova që flasin për përfitimet e zgjerimit të BE-së, investimet dhe reformat, sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, rininë, shkëmbimin dhe kulturën, si dhe klimën, mjedisin dhe qëndrueshmërinë. Të gjitha storjet do të shpërndahen përmes rrjetit ERNO (Eurovision Regional Neës Exchange), që lidh mediat publike në Europën Juglindore”, ka shkruar Hundozi në  Facebook.


MË SHUME NGA Në Fokus