Man City pas Joao Neves, PSG refuzon çdo ofertë
BKT
Sport

Man City pas Joao Neves, PSG refuzon çdo ofertë

F.B/RTKLive

Klubi i madh anglez, Manchester City raportohet se wshtw i interesuar për mesfushorin e PSG-së, Joao Neves.

Portugez po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique dhe është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës franceze. Neves është vlerësuar për qetësinë, inteligjencën dhe aftësinë për të organizuar lojën në mesfushë.

Talenti i tij reflektohet edhe në vlerën e tregut, e cila aktualisht arrin 80 milionë euro. Trajneri Pep Guardiola e sheh Nevesin si përforcimin ideal për Manchester Cityn dhe ka kërkuar që klubi të përgatisë një ofertë prej 120 milionë eurosh për transferimin e tij.

Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin. Klubi francez e konsideron Nevesin pjesë kyçe të së ardhmes dhe nuk është i gatshëm të negociojë.

Tifozët e PSG-së shpresojnë që talenti portugez të qëndrojë në Paris, ndërsa mediat në Angli ndjekin me vëmendje çdo zhvillim rreth të ardhmes së tij.