Milan Radoiçiq dhe kryetari kërcënuan njerëzit në lokalet në Kosjeriq
BKT
Lajme

Milan Radoiçiq dhe kryetari kërcënuan njerëzit në lokalet në Kosjeriq

RTKlive

Grupi i qytetarëve "Njerëz të pastër për një Kosjeriq të pastër" ka publikuar në faqen e tyre në Facebook se ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe personi në listën e të kërkuarve të Interpolit, Milan Radoiçiq, ka qenë sot në Kosjeriq, ku është takuar me kryetarin e Komunës, Zharko Đokiç.

“Sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, Radoiçiç i kërcënoi hapur qytetarët e mbledhur në një nga lokalet e hotelerisë”, thuhet në njoftim.

“Mjaft më me heshtje – populli duhet ta dijë të vërtetën! Sot, rreth orës 13:30, qytetin tonë e vizitoi një grup personash të dyshimtë, ardhja e të cilëve shkaktoi shqetësim serioz te qytetarët. Ata mbërritën me disa xhipa, dhe pritës i tyre ishte Slobodan Gjukiç – i njohur si Çaci, i cili i priti përpara kafenesë ‘Boing’. Pas kësaj, grupi shkoi në kafenenë ‘Bozhoviç’, ku u pritën nga kryetari në largim i komunës, Zharko Gjokiç, dhe këshilltari i tij në largim, Dalibor Vujiç,” – thuhet në publikimin në faqen zyrtare të Facebook-ut të “Njerëz të pastër për një Kosjeriq të pastër”.

Gjatë bisedës, thuhet më tej në publikim, aty iu bashkuan edhe disa persona të tjerë.

“Mes tyre edhe babai i kryetarit të komunës së Kosjeriçit, i cili, sipas dëshmisë së të pranishmëve, falënderonte për ardhjen dhe thuhej se fliste për mbrojtjen e djalit të tij, raporton NOVA.

 


MË SHUME NGA Lajme