Milan kalon lehtësisht Lecce në ndeshjen për Kupë
Uran Krasniqi/RTKLive
Milan ka siguruar një fitore të lehtë 3-0 ndaj Lecce-s në raundin e dytë të Coppa Italia, falë golave të Santiago Gimenez, Christopher Nkunku dhe Christian Pulisic.
Ndeshja është bërë më e lehtë për “Rossonerët” që në minutën e tetëmbëdhjetë, kur mbrojtësi i Lecce, Jamil Siebert, është ndëshkuar me karton të kuq pas një faulli ndaj Nkunku.
Me epërsinë numerike, Milan ka kalouar menjëherë në avantazh. Adrien Rabiot ka asistuar Davide Bartesaghi, i cili ka dhënë një krosim të ulët në zonë, ndërsa Gimenez e ka shënuar golin e parë të sezonit.
Në pjesën e dytë, presioni i Milan ka sjellë golin e dytë. Alexis Saelemaekers ka harkuar nga këndi, dhe Nkunku ka realizuar.
Pak minuta më vonë, Christian Pulisic, që sapo kishte hyrë në lojë, e ka vulosur fitoren me një finalizim të saktë pas krosimit nga Youssouf Fofana.
Me këtë fitore, Milan avancon në fazën e 1/8-ve, ku do të përballet me Lazio më 3 dhjetor.























