Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies
BKT
Foto: Donika Sherifi / RTK
Në Fokus

Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies

V. S|RTKlive

(E plotësuar 10:50) Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryekuvendari, Dimal Basha, nënkryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ministrat në detyrë Xhelal Sveçla, Faton Peci e Hajrullah Çeku si dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit, Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies së tij në shërbim të mbrojtjes së atdheut.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas homazheve që bëri te varri i rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, vlerësoi lart heroizmin dhe përkushtimin e tij për ta mbrojtur vendin.

“Ka mbrojtur qytetarët pa dallim duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit të gjithë. Të gjithë së bashku jemi pjesë e familjes Bunjaku, sepse Afrim Bunjaku i përket Republikës së Kosovës. E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësy i pari drejt bllokadës në Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si policë me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve 16 vjet rreshter. Tani e ka gradën heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush. Dua ta theksoj aspektin e guximit ai nuk lejojë që policët tjerë që ishin më të ri t’ia mësyjnë bllokadës që ishte vendosur në rrugë nga kamionët nga grupi terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radojçiq. Nuk i la të rinjtë të vetësakrifikohen, por u vetëflijua”, ka thënë ai.

Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radojçiq.

“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiq dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”,  ka theksuar ai.

Para homazheve te varri i heroit, kryeministri në detyrë bashkë me kryetarin e Kuvendit e zyrtarë të tjerë institucional kanë vizituar familjen Bunjaku.

“Tash, të gjithë ne bashkë, jemi pjesë e familjes Bunjaku, të bashkëshortes Lumnije, të fëmijëve, Arbenitës, Jetlumit e Fatlumit, sepse Afrim Bunjaku i përket Republikës së Kosovës dhe gjithë popullit, që do ta mbajë për jetë e mot në zemrat e veta këtë hero të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë, pasdite do të mbahet edhe akademi përkujtimore për heroin, Afrim Bunjaku.

Më 24 shtator të vitit 2023 rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi nga një grup terroristësh serb të prirë nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Më 11 shtator të vitit të shkuar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, por ai ende mbetet i lirë në Serbi. 

Prokuroria kishte thënë se të përfshirët, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal, duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave.

Në dyvjetorin e rënies, nderohet heroi Afrim Bunjaku

Nën patronatin e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas homazheve që bëri te varri i rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e dytë të vrasjes së tij nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit, vlerësoi lart heroizmin dhe përkushtimin e tij për ta mbrojtur vendin.

“Ka mbrojtur qytetarët pa dallim duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit të gjithë. Të gjithë së bashku jemi pjesë e familjes Bunjaku, sepse Afrim Bunjaku i përket Republikës së Kosovës. E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësy i pari drejt bllokadës në Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si policë me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve 16 vjet rreshter. Tani e ka gradën heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush. Dua ta theksoj aspektin e guximit ai nuk lejojë që policët tjerë që ishin më të ri t’ia mësyjnë bllokadës që ishte vendosur në rrugë nga kamionët nga grupi terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiq. Nuk i la të rinjtë të vetësakrifikohen, por u vetëflijua”, ka thënë ai, transmeton EO.

Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radojçiq.

Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të dyvjetorit të rënies heroike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ceremonitë përkujtimore fillojnë me homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, ku do të marrin pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Në orën 15:00, do të mbahet akademi përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së Afrim Bunjakut, ku pritet të jenë të pranishëm po ashtu Kurti, Sveçla dhe Hoxha, të cilët do të nderojnë sakrificën dhe përkushtimin e heroit për vendin dhe komunitetin.


MË SHUME NGA Në Fokus