Në prag të zgjedhjeve lokale, xhandarmëria kombëtare e Francës në Kosovë
BKT
Lajme

Në prag të zgjedhjeve lokale, xhandarmëria kombëtare e Francës në Kosovë

V.S|RTKlive

Ambasada franceze në Kosovë ka njoftuar se xhandarmëria kombëtare e Francës si pjesë e EUROGENDFOR, po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale.

Në njoftimin që ka  shpërndarë kjo ambasadë thotë se xhandarmëria kombëtare e Francës është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Ambasada e Francës thotë se ky bashkëpunim dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan.

 


MË SHUME NGA Lajme