Osmani vlerëson mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit
BKT
Lajme

Osmani vlerëson mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit

V.S|RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, me të cilin thotë se diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

Osmani thekson se Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

“Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit”, shkruan Osmani.

Përveç Osmanit, në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, derisa atje është edhe kryediplomatja në detyrë, Donika Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme