Presidentja Osmani merr pjesë në panel të organizuar nga Qeveria amerikane
BKT
Lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në panel të organizuar nga Qeveria amerikane

RTKlive

Me ftesë të Zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga Qeveria amerikane.

Paneli me temë “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet” u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në këtë panel të rëndësishëm, i cili trajtoi sfidat globale të sistemit të refugjatëve dhe azilit, si dhe rrugët për përmirësimin e tij”, u shpreh presidentja Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme