Së shpejti në RTK shfaqet dokumentari ‘Baresha’
BKT
Lajme

Së shpejti në RTK shfaqet dokumentari ‘Baresha’

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) së shpejti do të transmetojë dokumentarin “Baresha”.

Laura Krasniqi nga RTK tha se televizioni publik po përqafon një audiencë që i përshtatet të gjitha moshave dhe kategorive.

“Dokumentari ‘Baresha’ do të gëzojë çdo familje shqiptare anembanë botës. Një bareshë në kohën moderne sjell jetën e saj nga bjeshkët e bukura të Deçanit. I falënderoj nga zemra të gjithë ata njerëz që më ndihmuan në realizimin e këtij projekti. ‘Baresha’ është një vajzë që sjell në ekranet tuaja traditën, kulturën dhe vlerat e çmuara që i kemi si popull. Dramë dhe komedi – ky është koncepti që do ta pasurojë këtë dokumentar,” shkroi ajo në ‘Facebook’.

 


MË SHUME NGA Lajme