28 vjet nga protesta studentore kundër regjimit serb në Prishtinë
RTKlive
Sot bëhen 28 vjet nga protesta më e madhe studentore në Kosovë, e mbajtur më 1 tetor të vitit 1997, nën organizimin e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP).
Protestës së atëhershme i prin anëtarët e kryesisë së UPSUP-së, në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti, që tani është kryeministër si dhe Bujar Dugolli, Driton Lajqi dhe Muhamet Mavraj. Në krye të protestës ishte edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.
Kjo protestë studentore ishte nismëtare e lëvizjes gjithëpopullore kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit.
Kosova në atë periudhë ishte e ngulfatur nga regjimi serb dhe studentët ishin ngritur për të kërkuar lirimin e objekteve shkollore, përkatësisht Universitetin e Prishtinës, por kërkesa, sipas organizatorëve në thelb ishte për lirinë e Kosovës.























