Shujaku sonte promovon ‘21 Këngë të dashura për Piano’
BKT
Kulturë

Shujaku sonte promovon ‘21 Këngë të dashura për Piano’

Sh.G|RTKlive

Pianisti dhe pedagogu Agron Shujaku sonte promovon librin e tij më të ri me titull “21 Këngë të dashura për Piano”.

Ky botim përmbledh një koleksion prej 21 këngësh, duke përfshirë këngë popullore tradicionale deri te hitet e vjetra shqiptare të muzikës rock.

“Ky grup prej 21 këngësh përfaqëson një hap të parë në një rrugëtim më të gjerë timin si pedagog e pianist, me synimin që gjenerata e re të afrohet me trashëgiminë tonë muzikore në mënyrë të gjallë dhe të prekshme”, thekson autori.

Shujaku e ka vlerësuar këtë botim si mundësi që nxënësit e muzikës të mësojnë dhe interpretojnë repertor të larmishëm.



MË SHUME NGA Kulturë