Drejtuesit e RTK-së diskutojnë sfidat e transmetuesve publikë në Bruksel
RTKlive
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Hysen Hundozi dhe drejtori i TV-së, Rilind Gërvalla, morën pjesë në samitin rajonal EBU CEE Leadership Summit, të organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe transmetuesi publik i Belgjikës, RTBF.
Në këtë takim të rëndësishëm u diskutuan sfidat dhe trendet që lidhen me financimin e transmetuesve publikë, strategjitë për publikimet online, si dhe zhvillimet e fundit rreth European Media Freedom Act.
“Për këto tema patëm mundësi të bashkëbisedojmë edhe me deputetë të Parlamentit Evropian, ekspertë të medieve si politikanin e njohur Martin Schulz. Gjatë qëndrimit në Bruksel vizituam gjithashtu Parlamentin Evropian dhe hapësirat e reja të punës duke u ndërtuar në RTBF – një investim rreth 200 milionë euro që dëshmon rëndësinë e transmetuesit publik në Belgjikë”, ka shkruar Hundozi në Facebook.
Ai tutje ka bërë të ditur se nga udhëheqësit e EBU-së dhe drejtuesit e transmetuesve publikë të pranishëm në këtë samit morëm mbështetje të plotë për avancimin e rolit të RTK-së në vend dhe jashtë tij.























