Moti në fundjavë me vranësira, reshje të lehta dhe rritje e temperaturave
BKT
Në Fokus

Moti në fundjavë me vranësira, reshje të lehta dhe rritje e temperaturave

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin për fundjavën, duke njoftuar për kushte të ndryshueshme të motit në të dyja ditët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të shtunën parashihen vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5°C deri në 10°C. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.

Të dielën, moti do të mbetet kryesisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell. Lokalisht mund të ketë reshje të lehta shiu. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato gjatë ditës, ku maksimalet do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa minimalet nga -1°C deri në 1°C.

Edhe gjatë ditës së diel, era do të vazhdojë të fryjë kryesisht nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.


MË SHUME NGA Në Fokus