Flick pas humbjes nga Sevilla: Bëmë shumë gabime
BKT
Sport

Flick pas humbjes nga Sevilla: Bëmë shumë gabime

F.B/RTKLive

Pas humbjes së rëndë të Barcelonës në udhëtim ndaj Sevillas (4-1), trajneri Hansi Flick pas ndeshjes e pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes.

“Sevilla ishte më e mirë se ne në 45 minutat e para. Na kufizuan hapësirat dhe ne nuk arritëm të gjenim zgjidhje. Bëmë shumë gabime, të cilat në këtë nivel nuk falen,” deklaroi gjermani.

Megjithatë, Flick vlerësoi reagimin e skuadrës në pjesën e dytë, duke thënë se lojtarët treguan karakter dhe dëshirë për ta ndryshuar rezultatin.

“Më pëlqeu mënyra si reaguam pas pushimit. Në dhomat e zhveshjes pashë inat dhe vendosmëri – kjo është një shenjë e mirë për mua si trajner,” shtoi ai.

Sa i përket kritikave për sistemin e lojës, trajneri i Barcelonës theksoi se problemi nuk qëndron te taktikat, por te gabimet individuale që i kushtuan shtrenjtë skuadrës.

Flick pranoi se humbja dhemb, por nuk e cilësoi si më të rëndën në drejtimin e tij te Barcelona.

“Tani kemi një periudhë pushimi dhe do ta shfrytëzojmë për të rikuperuar lojtarët e lënduar dhe për të punuar fort në kthimin e formës sonë më të mirë”, ka përfunduar Flick.