Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet lokale
BKT
Lajme

Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet lokale

N.M. /RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot është dita e fundit për aplikimin online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare që do të monitorojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.

Procesi i aplikimit kryhet përmes platformës elektronike https://apliko.kqz-ks.org, ku përfaqësuesit e autorizuar të mediave duhet të plotësojnë formularin me të dhënat e kërkuara. Pas dorëzimit të aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike do ta shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast miratimi, përfaqësuesit do të marrin përmes e-mailit kredencialet për qasje në platformë, për të plotësuar të dhënat e personave që do të akreditohen, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në të njëjtën platformë është publikuar edhe një video udhëzuese që shpjegon hapat e aplikimit.


MË SHUME NGA Lajme