Osmani dhe Luque flasin për fuqizimin e qëndrueshëm ekonomik të grave
BKT
Lajme

Osmani dhe Luque flasin për fuqizimin e qëndrueshëm ekonomik të grave

E.Hoti/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim drejtoren rajonale të UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore, Belen Sanz Luque.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi u zhvillua në muajin, i cili përkon me 25 vjetorin e miratimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Me këtë rast  presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës në avancimin e kësaj agjende, njëkohësisht duke rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e sigurisë dhe paqes gjithpërfshirëse.

Për më tepër,presidentja Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin me organizatën UN Women, e cila ka kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta për barazi gjinore në Kosovë.

“Këto objektiva përfshijnë projekte për fuqizimin e të drejtave të grave, vajzave dhe personave me nevoja të veçanta, fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave, pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe publike, mbështetjen ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftërave, drejtësinë tranzicionale, si dhe fusha të tjera me rëndësi”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme