Basha e diplomati italian flasin për funksionalizimin e institucioneve
BKT
Lajme

Basha e diplomati italian flasin për funksionalizimin e institucioneve

V.S|RTKlive

Rruga drejt funksionalizimit të institucioneve, ka qenë një nga temat e diskutimit mes kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha e diplomatit italian në Kosovë, Maurizio Antonini.

“U diskutua gjithashtu për rrugën përpara drejt funksionalizimit të institucioneve, për forcimin e bashkëjetesës me komunitetet pakicë dhe nevojën e integrimit të plotë të tyre, për çfarë institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë veprime konkrete”, thuhet në njoftimin për media që ka shpërndarë Kuvendi i Kosovës.

Siç thuhet, në këtë takim, Basha si kryetar Kuvendi ka potencuar qëndrimin lidhur me masat e padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke nënvizuar kërkesën që edhe Italia ta luajë rolin e saj për largimin e tyre.

Takimi i kryeparlamentarit me ambasadorin italian u bë në kuadër të takimeve që i pari i legjislativit po i zhvillon me përfaqësues të misioneve diplomatike.

"Italia ka qenë dhe mbetet partnere e çmuar në forcimin e institucioneve tona demokratike dhe në avancimin e integrimit tonë evropian", ka theksuar në këtë takim kryetari Basha.

Kuvendi tutje thotë se, kryetari Basha ritheksoi mirënjohjen e popullit dhe shtetit të Kosovës për Italinë, vend aleat me të cilin ndanë miqësi të thellë dhe vlera të përbashkëta për progres e për bashkëpunim në familjen evropiane.

 


MË SHUME NGA Lajme