Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, do performonte në tubim të LS
BKT
Lajme

Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, do performonte në tubim të LS

RTKlive

Këngëtares serbe Andjela Ignjatoviq, e njohur me emrin artistik Breskvica, i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet kufitare në pikën e kalimit në Jarinjë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për RTKlive se artistja është ndalur gjatë tentativës për të hyrë në vend, pasi kishte planifikuar të mbante një koncert në Mitrovicë në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Lista Serbe.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë monitoruar situatën dhe nuk i kanë lejuar asaj të kalojë kufirin, duke e kthyer mbrapsht në Serbi.

Andjela Ignjatoviq njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme