KQZ shpalos planin për ditën e zgjedhjeve
BKT
Lajme

KQZ shpalos planin për ditën e zgjedhjeve

V.Th / RTKLive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka prezantuar raportin lidhur me fazën përfundimtare të procesit përgatitor të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku mes tjerash ka marë vendim për dekareditimin e 2 organizatave vëzhguesve Youth Development & Corporation – YDC/ Rinia për Zhvillim dhe Bashkëpunim (12 vëzhgues) si dhe Iniciativa për progres (7 vëzhgues), pasi këto organizata në statutin e tyre nuk i kanë fushëveprim të drejtat e njeriut dhe proceset zgjedhore. 

Rekomandimi tjetër ishte për akreditimin e medieve vendore dhe ndërkombëtare për të cilin anëtarët e KQZ-së debatuan se cilat media të listuara janë të akredituara dhe mund të vëzhgojnë zgjedhjet lokale në Kosovë. Pas debatit anëtarët e KQZ-së filluan ti votojnë të gjitha mediat një nga një të cilat kanë aplikuar për akreditim ku i akredituan disa prej tyre.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, me anë të të cilit planifikohet organizimi i punës së KQZ-së dhe bashkëpunimit me institucione të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Tutje me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për Zgjedhjet Lokale, KQZ mori vendim për miratimin e planit të konferencave për ditën e zgjedhjeve dhe prezantimin e statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje.

Në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;

11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;

15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;

19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve;

Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të kandidatëve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.


MË SHUME NGA Lajme