Haxhiu: E rëndësishme është që Kuvendi u konstituua
BKT
Lajme

Haxhiu: E rëndësishme është që Kuvendi u konstituua

M.M./ RTKlive

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është një lajm i mirë, teksa falënderoi të gjithë deputetët e Kuvendit që kanë kontribuar në këtë drejtim.

Megjithatë ajo shprehu habi ndaj qëndrimit të PDK-së ndaj Listës Serbe, ku, sipas saj, ata nuk patën votë kundër tyre.

“Sot të gjithë së bashku është dashur që të jemi në të njëjtën linjë që të kontribuojmë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që të mos lejojmë assesi qëndrime jo të qarta në raport me Listën Serbe, duke pasur parasysh se Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi”, tha Haxhiu. Tutje ajo shtoi se e rëndësishme është konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Më shumë se 4 muaj na ka marrë Gjykata Kushtetuese. Edhe përkundër faktit që vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë që janë 13 ditë për konstituim, ishin të vetëdijshëm PDK-ja, sot sërish tentuan të pengojnë konstituimin. Ne do të fillojmë me procedimin e emrit te mandatarit tone, kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti është personi më i votuar ndonjëherë. Ne do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë nëse kanë vullnet me qenë pjesë e qeverisë. Mund të ketë deputet që janë nga grupet parlamentare apo subjektet e tjera politike. Ka pasur përpjekje me LDK-në. Ka pasur vullnet që të kemi koalicion me Nismën por s’kanë pas vullnet. “Nëse qëllimi i partive ka qenë konstituimi i Kuvendit e pastaj shpërndarja atëherë ç’kuptim ka pas me na mbajt kështu. Nëse qëllimi i tyre është që të shkojmë në zgjedhje për shkak se s’po munden me pranu rezultatin e zgjedhjeve është dashtë me kohë. Ne konsiderojmë që duhet të vazhdojmë me qeverinë por natyrisht që nuk përjashtohen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme